Arsenal-Çelsi derbi i madh i pasdites

Kampionati më i bukur në kontinent Premier League, vjen sot për javën e dytë të saj me tri takime mjaft interesante.

Përpos dy sfidave të orës 15:00, Sauthempton- Mançester Junajtid dhe Uolves-Totenhem duket se Arsenal- Çelsi kulmon me atë që dy skuadrat londineze pritet të dhurojnë sot në ‘Emirates’.

Skuadra e Artetës me Granit Xhakën lider, pritet të reagojë pas asaj humbje ndaj Brentford në javën e parë. Çelsi edhe pse ndeshjen e fundit me Arsenalin luajtur sezonin e kaluar e ka humbur, vjen me moral mjaft të lartë. Pak ditë më parë fitoi ndaj Kristal Palasë 3-0.

Ndeshjet sot Premier:

15:00

Sauthempton- Mançester Junajtid

Uolves-Totenhem

17:30

Arsenal- Çelsi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!