Kukësi vijon përgatitoret sllovene

Në vigjilje të sezonit të 83 të Kategorisë Superiore, skuadra e Kukësit nën drejtimin e Diego Longos po kryen stërvitje intensive në Slloveni.

Ditët sllovene në kushte optimale dhe me dy seanca në ditë. Kukësi i cili nga ky sezon është pajisur me 20 GPS të firmës italiane LagalaColli duket se kërkon të imponohet si klub i mirëfilltë europian.

Ndërkaq pas fitores në miqësore me Al Duhail 2-1, te Kukësi shprehen se do të ketë të tjera miqësore. Sakaq, paralelisht me përgatitjet klubi verilindor po ecën me shpejtësi edhe për të bërë gati ‘Zeqir Ymerin’ e ri.

Në klub janë të bindur se pritja ka marrë fund dhe se pas tri sezonëve larg shtëpise më në fund kuksianët do mund të ndekin nga afër benjaminët e tyre.

Futbollistët Edison Ndreca Ardit Hila, Klejdi Daci, Edi Basha, Alija Kërniç, Kreshnik Bahtiri, Donald Rapo, Vitor Da Silva Feijao, Shqiprim Taipi, Pablo De Lukas, Jurgen Dushkaj, Eogen Sula, janë afrimet e Pero Pejiç dhe stafit kuksian deri më tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!