Shkëlqyen në CL, kurbinasit me pushime deri…të enjten

Të enjten Laçi zbret në fushë për të përgatitur edicionin e ri. Trajneri? Një malazez në listë…

Podgoricë, Krajovë, Bruksel. Këto ishin desticacionet e kësaj vere të bardhezinjëve nga Kurbini në aventurën europiane të quajtur nga UEFA si Conference League.

Nëse Podgorica ishte thuajse një formalitet, ndeshja me Universitatea Krajovë, i dha Laçit, dimensionet e një ekipi determinant me fytyrë ‘europiane’. 1-0 në ‘Elbasan Arena’ dhe 0-0 në të kthimit në Krajovë.

Në raundin e tretë, e para në histori për klubin 61 vjeçar (në 22 gusht përvjetori i 61-të), kurbinasit u përballen me Anderlehtin e madh të arenës europiane. Histora ndalet provizorisht këtu pas 0-3 në Elbasan dhe 2-1 në Bruksel.

Ndërkaq skuadra ka marrë ato pak ditë pushime që klubi bardhezi ka akorduar për futbollistët dhe disa drejtues. Në mes kontrata e re e Shpëtim Duros i cili ka deklaruar shpesh se kontrata me Laçin ka mbaruar dhe se do të ulet për të diskutuar për vijimësinë.

Në fakt, Laçi i ri duket se kërkon një marsh më shumë dhe pasi e tentoi edicionin e kaluar, këtë sezon që nis në 11 shtator, pritet të shpallet edhe objektivi madhor. Ai i titullit kampion.

Duro i konfirmuar? Ende jo. Madje me shumë mundësi në pankinën bardhezi, këtë sezon mund të ulet një trajner i njohur nga vendi fqinj Mali i Zi. E gjitha për tu zbardhur shpejt pasi të enjten Laçi zbret në fushë për të përgatitur edicionin e ri./Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!