Keta për lavdinë në Bashtovë…

Vemendje! Boksieri 32 vjeçar nga Bulqiza Ferit Keta, do të ngjitet në ringun e improvizuar në Kalanë e Bashtovës mbrëmjen e sotme për të tentuar titullin e kampionit të botës në disiplinën e Kickboksit në Federatën IKFB.
“Duel në Themel”, do të zhvillohet rreth orës 22:00 pasi më parë në program janë dhe 6 përballje të peshave të tjera me protagonistë nga e gjithë bota.
Në Kalanë e Bashtovës, pritet që “Ushtari” shqiptar të luajë një ndër ndeshjet më të forta të karrierës sportive në Kickboks.Rivali një holandez i qujatur Gulliermo Blokland i cili zotëron parametra fiziko-sportivë me keoficent të lartë.