Vllaznia afron trajner anglez

Kampionati i parë U21 në Kategorinë Superiore fituar sezonin e kaluar nga Bylis u rivalizua deri në fund nga Laçi dhe Vllaznia. Këtë edicion te Vllaznia janë marrë masat e para organizative. Qëllimi i kuqebluve, të mbajë në nivele të larta cilësinë që vjen nga poshtë.

Në këtë aspekt klubi njofton se ka afruar te stoli i U21 anglezin Dean Sibson ndërsa te U19 Vioresin Sinanin

Njoftimi:

Akademia Vllaznia bën të ditur se duke filluar nga data 16 gusht do të nisin stërvitjet për të gjithë ekipet. Si rrjedhojë, në bashkëpunim edhe me drejtuesit e klubit po punohet për përzgjedhjen e stafit teknik që do të punojë me ekipet e Akademisë për sezonin 2021-2022. Mund të konfirmojmë për momentin lajmin që trajner i ekipit U19 për sezonin e ri do të jetë një emër shumë i madh për klubin tonë, Vioresin Sinani. Ndërkohë, ndihmëstrajner i këtij ekipi është përzgjedhur Nefail Zhejani. Në ditët në vijim do të publikojmë edhe emrat e trajnerëve të grupmoshave të tjerë.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit kanë vendosur që drejtimin e ekipit Vllaznia U21 për sezonin e ri t’ia besojë teknikut anglez Dean Paul Sibson. Ai do të ketë në krah, jo vetëm në rolin e zëvendëstrajnerit por edhe të videoanalistit Ergi Borshin.

KF Vllaznia dhe Akademia Vllaznia ju urojnë suksese këtyre trajnerëve në punën e tyre me ekipet e klubit tonë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!