Van Gal lë jashtë liste Stekelenburg

Martin Stekelenburg nuk është më pjesë e ekipit kombëtar. Portieri 38-vjeçar i Ajaksit u la jashtë liste nga trajneri i ri i Holandës Luis Van Gal i cili prezantoi skuadrën e tij të re për tre kualifikueset e ardhshme të Kupës së Botës në shtator kundër Norvegjisë, Malit të Zi dhe Turqisë.

Stekelenburg luajti 63 herë për ekipin kombëtar holandez. Ai bëri debutimin e tij në 2004 në ndeshjen kundër Lihtenshtejnit dhe ishte portieri i parë i skuadrës së portokalli gjatë ‘Euro 2020’.

Suksesi i tij më i madh ishte Kupa e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, teksa arriti deri në finale me ekipin e Holandës. Stekelenburg luajti një ndeshje në Kampionatin Europian 2008, shtatë ndeshje në Kupën e Botës 2010, tre në Kampionatin Europian 2012 dhe gjatë Kampionatit Evropian 2020.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!