Laçi dinjitoz, Lushkja gol Anderlehtit

Conference League: Anderleht- Laçi 2-1 (3-0 e vajtjes) Amazu 32′, Versharen 71’/ Lushkja 84′

Nëse ka një skuadër shqiptare që po kujton Skënderbeun e viteve të arta në Europë, ky deomos që është Laçi i Kurbinit.

Edhe pse humbi sërish përballë Anderleht (e vajtjes 0-3 luajtur në ‘Elbasan Arena’) sot me shifrat 2-1, në duelin e mbrëmjes luajtur në “Lotto Park” të Brukselit, bardhezinjtë e Shpëtim Duros u shfaqen më shumë se dinjitozë.

Mungesa e Mazrekajt dhe dilemat për mungesën e Ardit Deliut shoqëruan këtë takim i cili në pjesën e parë u kontrolllua dhe kryesua nga Anderleht. Në fraksionin e dytë, kurbinasit treguan se kanë potenciale të mëdha për të përballuar edhe klube me histori në Europë.

Mbajtja e topit me 52%, ndaj një gjigandi të tillë, tejet pozitive.

Ndërkaq, goli i Regi Lushkjes në të 84′, ishte bukuria e këtij ballfaqimi të dyfishtë kontinenal. Laçi del me kokën lart nga kompeticioni i Conference League./Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!