Prezantim madhështor i Mesit në Paris

Pasi zbarkoi dje në Paris, kontrollëve mjekësore dhe firmës, sot Lionel Mesi, ai që ka marrosur një botë të tërë fubolli me magjinë e tij, u prezantua para mediave në klubin e tij të ri PSG. Presidenti i klubit Naser Al Kelaifi dhe një kastë e zgjedhur shoqëruan Mesin në prezantim dhe gjatë gjithë axhendës së ditës së sotme.

Ndërkaq presidenti i PSG, Kelaifi ishte ai që nisi duke folur për atë që prej tij konsiderohet i paarritshëm në futboll: 

“Jam krenar që prezantoj Mesin, Është ditë historike për klubin dhe për futbollin botëror. Të gjithë e dinë se është vetëm një lojtar që e ka fituar Topin e Artë 6 herë. Mesi e ka bërë futbollin magjik dhe është një fitues”.

“10 vite më parë thonin se çfarë do të bëjmë në klub. Kishim një projekt dhe jemi krenarë për atë që kemi bërë. Kemi arritur marrëveshjen me lojtarin më të mirë në botë. Leo, dua t’ju falënderoj ju, babanë e tij Horge dhe ekipin e tij, ekipin tim, Leonardon. Jam krenar për punën e bërë, flas nga thellësia e zemrës. Ju uroj mirëseardhjen te PSG dhe shoh që fëmijët tuaj janë të lumtur këtu”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!