Broja zyrtarisht te Sauthempton

Një vit huazim te Viteshe në Holandë, performancë brilante dhe Çelsi e rikthen në grup. Disa ditë me blutë dhe sërish në huazim. Ky është verdikti për Armando Brojën, 19 vjeçarin e dalluar shqiptar që së fundi do të jetë i huazuar për një sezon te shënjtorët e Sauthempton në Premier League.

Pas lëzizjes zyrtare sulmuesi kuqezi Broja ka folur për mediat:

“Ndihem shumë i lumtur, isha vërtet i emocionuar për t’u bashkuar me Sauthempton. Është një mundësi shumë e mirë. Ata kanë histori dhe luajnë në ligën më të mirë në botë, kështu që është e mahnitshme që një lojtar ta përjetojë atë, të jetë brenda një ekipi të Premier Ligë, të mësojë dhe të zhvillohet nga lojtarë më të vjetër, nga stafi dhe të gjithë këtu. Është një mundësi shumë e mirë për mua”, u shpreh shkurtimisht Armando Broja, pas zyrtarizimit te skuadra e re.

“Unë jam një sulmues i gjatë, por gjithashtu jam mjaft i shpejtë. Më pëlqen të dribloj, më pëlqen ta mbaj topin dhe ta luaj topin me shokët e skuadrës. Më pëlqen të shënoj shumë gola, kështu që këto janë atributet e mia kryesore.

Kam dy modele kryesore që më inspirojnë, Kristiano Ronaldo dhe Ronaldo origjinal, ai brazilian. Ata ishin dy lojtarët e mi të preferuar. Ronaldo braziliani ishte i mahnitshëm. Kam parë shumë video të tij në YouTube, sepse isha shumë i vogël, kur ai luante! Përpiqem të përdor disa numra të tij për të më ndihmuar.

Sa i takon CR7, e dua mentalitetin e tij ë punës dhe mënyrën se si paraqitet në shumë. Kështu që ata të dy janë të preferuarit e mi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!