Mesi bëhët ‘i gjallë’, të dielën para mediave në Barcelonë për…lamtumirën

Lionel Mesi do të mbajë një konferencë shtypi të dielën në mëngjes për të thënë lamtumirën e tij zyrtare dhe për të shpjeguar largimin e tij nga Barcelona.

34-vjeçari ka folur me trajnerin e Paris St Germain, Mauricio Poçetino ndërsa ai e konsideron lëvizjen e tij të ardhshme me një ofertë të pritur nga pala franceze gjatë orëve të ardhshme.

Ai është përshkruar nga Sportsmail, si ende i “lënduar dhe në gjendje shoku” pas lajmeve të së enjtes, se ai do të largohej nga klubi të cilit i ka shërbyer për 21 vjet dhe ende i sigurt për kalimin te PSG.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!