Muçi shkëlqen sërish, gol në Champions ndaj Dinamos

Hidhet në fushë në të 75’ën, Muçi bën heroin e Legias me një supergol nga jashtë zone.

Ernest Muçi ka barazuar për Legian në të 81-ën në të vajtjes në Champions League. Ylli i ri i Legias pasi shënoi një supergol javën e parë në kampionat, bën sërish një të tillë. Këtë radhë një gol me peshë në takimin Dinamo Zagreb- Legia Varshavë të përfunduar 1-1.

Kështu pas golit të parë të Dinamo Zagreb me Petkoviç në të 59′, ka ardhur reagimi i polakëve me tiranasin e talentuar që arrin të realizojë një tjetër perlë.

Ndërkaq edhe Ferencvaroshi me Myrto Uzunin në fushë për 90′, fitoi 2-0 ndaj Slavia Pragë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!