Ikën Krasniqi, Aleksi zgjat kontratën me Teutën

Albano Aleksi figuron mungesë e madhe e durrsakëve në të vajtjes ndaj Shamrok Rovers në CL por në aspektin personal fieraku ka zgjatur kontratën edhe për dy vite me Teutën.
Krasniqi:
Blerim Krasniqi shkëlqeu te Skënderbeu po jo te Teuta. Gjërat precepituan ngadalë dhe pasi e pritën dhe e pritën, klubi njoftoi të hënën se mes sulmuesit dhe teutës bashkëpunimi ka përfunduar. Menjëherë sulmuesi ka marrë oferta nga Gjilani dhe klube të tjerë në IPKO.
Postimi:
“Faleminderit Kampion! KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me sulmesin Blerim Krasniqi, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës.
Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozerinë stafin dhe ekipin. Faleminderit Blerim për gjithçka dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampion!”, shkruhet në postim.
