Jakobs e Tamberi medalje Ari, Mançini: Jeni historia

Një ditë triumfale sot për Italinë, e cila në Tokio 2020 iu dha medalja e artë në dy nga garat kryesore të atletikës, më interesante dhe më të ndjekura:

Marcell Jacobs 26-vjeçari i natyralizuar si italian, triumfoi në finalen e 100 metrave në Olimpiadën e “Tokio 2020” me kohën 9”80. Kerley dhe De Grasse e ndoqën në podium me medaljen e argjendtë dhe atë të bronztë.

Ndërkaq edhe Xhanmarko Tamberi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios duke kërcyer 2.37 në garën e kërcimit së larti.

Një bashkatdhetar i shquar i tyre si Roberto Mançini, vlerësoi arritjet e arletëve italiane teksa në Twitter ka shkruar: “Historia jeni ju. Të gjitha medaljet e këtyre Lojrave Olimpike janë fantastike. Forza Italia”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!