Ademi vishet bardhezi

Laçi kryen afrimin e radhës. Në prag të takimit në 5 gusht ndaj Anderlehtit të ‘Elbasan Arena’ për turin e tretë kualifikues në Conference League bardhezinjtë përforcohen me një sulmues në dukje cilësorë.

I afruari është Ilirid Ademi. 26-vjeçari ishte pjesë e Shkupit sezonin e kaluar, teksa ka luajtur më parë me Renovën, Makedonija dhe Gostivarin.

Ademi si sulmues pëlqen krahun e majtë por bën mirë edhe pozicionet e tjera të repartit ofensiv.

Pas një surprize të bukur ditën e djeshme ku djemtë tanë na mbushen plot emocion, një tjetër surprizë në familjen bardhezi!! Mirësevjen në familjen tonë Ilirid Ademi”, shkruan klubi në rrjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!