Benzema infektohet me Koronavirus

Rikthim me shkëlqim te Franca në ‘Euro 2020’, Karim Benzema (4 gola) mbylli pushimet dhe u rikthye të enjten në Madrid për të nisur fazën përgatitore me skuadrën me të cilën ka luajtur deri tani 11 sezone-Real Madrid.

Por analizat paraprake e kanë nxjerrë me COVID-19 dhe francezi 33 vjeçar është izoluar me shpejtësi.

Ndërkaq në një njoftim të fundit Real Madrid ka bërë të ditur se sulmuesi i tyre Karim Benzema ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Njoftimi u bë nga klubi paraditen e sotme me një deklaratë në faqen e tij zyrtare:

“Real Madrid CF njofton se lojtari ynë Karim Benzema u testua pozitiv në Covid-19”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!