Broja zgjat kontratën me Çelsin

I rritur në Londër, Armando Broja si pjesë e Çelsit u huazua në Eredivisie te Viteshë në Holandë ndërsa me paraqitjet mbresëlënëse shkëlqeu duke u bërë autor i 11 golave dhe thyer disa rekorde në kampionatin holandez

Këtë verë ai është kthyer te Çelsea, me londinezët, që e kanë pritur me një dhuratë të madhe dhe aq shumë të pritur nga sulmuesi i kombëtares sonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi londinez i Roman Abramoviç njofton rinovimin e kontratës së Brojës deri në verën e vitit 2026. Kështu sulmuesi kuqezi merr pasaportën e madhe blu londieze. Për tu parë nëse Tuhel do ta mbajë në grup apo do ta huazojë sërish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!