Në një ditë/ Dy finale globale, në Europë e Amerikën e Jugut

Dy presidentët Aleksandër Ceferin (UEFA) dhe Alejandro Dominguez (CONMEBOL) në ditë finalesh. Si kurrë më parë, luhet në një ditë.

Argjentinë- Brazil në 02:00 dhe Itali- Angli në 21:00, mbajnë zgjuar botën futbollistike në mbarë globin. Për koinçidencë si finalja e CONMEBOL ‘Copa America’ dhe ajo UEFA ‘Euro 2020’ në një hark kohor të pak orëve.

Dhe të mendosh:

Angli, Itali, Brazil, Argjentinë, të gjitha së bashku, i kanë dhënë njerëzimit: 12 Kupa Bote (5 Brazili, 4 Italia, 2 Argjentina, 1 Anglia) 1 Europian (1 Italia) dhe 23 Copa America (14 Argjentina, 9 Brazili).

Kanë dhuruar 21 ‘Topa të Artë’ (6 Argjentina, Lionel Mesi) (5 Brazili, 2x Ronaldo, Rivaldo, Ronaldinjo, Kaka) (5 Italia, Fabio Kanavaro, Roberto Baxhio, Paolo Rosi, Omar Sivori, Xhani Rivera) (5 Anglia, 2x Kevin Kigan, Bobi Çarlton, Mikael Ouen, Stanlei Matthews).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!