Gjoka i sigurtë: Shkëndija ka eksperiencë, shkojmë larg

Sot në orën 20:00 në Shkup, Shkëndija e Tetovës do të luajë takimin e vajtjes të UEFA Champions League ndaj NS Mura të Sllovenisë. Para ndeshjes për mediat sportive folën trajneri Ernest Gjoka dhe kapiteni, Egzon Bejtullai.

Ernest Gjoka: “Mendoj që skuadra është në moment të mirë, mendoj që vijmë nga një fazë përgatitore që e kemi ndërtuar me shumë kujdes për të ardhë në këtë moment. Lojtarë të dëmtuar për momentin kemi vetëm Bruno Ditën, por gjithsesi ai do të jetë në stol për çdo moment. Besoj se jemi ok për të startuar këtë ndeshje të parë të Champions League.

Normal, Shkëndija ka përvojë në Kupat e Evropës, jemi të vetëdijshëm për këtë dhe në ndeshje të tilla ndërkombëtare eksperienca ka rëndësi të madhe, si dhe cilësia e lojtarve që kemi në skuadër. Mendoj se do të jetë diçka plus për ne eksperienca dhe besoj se përvojën që kemi ta përdorim për të shkuar sa më përpara në Kupat e Evropës, për të plotësuar dhe për të arritur objektivat që i kemi vendos për këtë vit në Evropë.”

Egzon Bejtullai: “Jam pjesë e Shkëndijës një kohë shumë të gjatë dhe personalisht jam duke punuar shumë që me këtë ekip të hyjmë në fazën e grupeve. Mendoj se edhe gjithë kolegët e mi, lojtarët tjerë janë duke punuar në këtë drejtim për të gjetur grupet dhe mendon se edhe ata e kanë besimin se duhet të japim 100% në kërkim të objektivit.

NS Mura është ekip shumë i mirë, i kemi analizuar gjatë punës me stafin teknik. Mendoj se edhe ne si ekip jemi shumë të mirë dhe goxha të motivuar për ta kaluar Murën. Do të jetë e vështirë, por s’është ekip që nuk kalohet duke ditur se kemi luajtur me skuadra shumë më të forta se Mura.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!