Tifozët anglezë, 3 mijë agjentë rrethojnë ‘Olimpico’-n

Roma dhe ‘Olimpico’ janë blinduar përpara çerekfinales së Euro 2020 midis Ukrainës dhe Anglisë të planifikuar për sonte në orën 21:00.
Sipas Sportmediaset janë të paktën 5 pika kontolli përreth stadiumit për të kontrolluar hyrjet, në të cilat janë përfshirë të paktën tre mijë agjentë.
Shumica e tifozëve anglezë mbërritën dje nga qytete të tjera italiane ose nga vendet e BE por ekziston rreziku që të paktën 200 mbështetës të tjerë të ekipit kombëtar të Anglisë mund të mbërrijnë në vijim në Romë.
Pavarësisht nga kufizimet, detyrimi i karantinës dhe çertifikata që vërteton negativiteti i tamponit ata janë aty…