Hakimi te PSG

Ashraf Hakimi nga një futbollist i Real Madrid i bie ‘rrotull’ dhe përfundon te PSG. Marokeni i lindur në Madrid, e vijoi karrierën si i huazuar te Dortmund dhe më pas kaloi te Inter teksa zikaltërit blenë dhe kartonin e mbrojtësit 22 vjeçar.

Interi kërkoi 70 milionë euro, por duket se mes palëve është gjetur një rrugë e mesme. Mbrojtësi do firmosë kontratë për 5 vite dhe do marrë 8 milionë euro në sezon, plus 2 të tjera në trajtë bonusi.

Ndërkaq, dhe Tomas Tuhel e kërkoi me insistim te Çelsi por me gjasë gjermani duket i dorëzuar dhe Hakimi i përket PSG. Pritën Vajnaldum dhe Donnaruma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!