Bulku shpall listën e U17 Kuqezi, turne në Venecia

Sipas zyrës së shtypit në Federatën Shqipëtare të Futbollit, kuqezinjtë e Shqipërisë deri në 17 vjeç do të marrin pjesë në një turne etiketuar “Torneo delle Nazioni 2021” . Nga data23 deri në 28 qershor Bulku me të tijë në Venecia.

Njoftimi nga FSHF:

Kombëtarja shqiptare U-17 do të grumbullohet të hënën në kuadër të pjesëmarrjes në edicionin e 17-ë të “Torneo delle Nazioni 2021”. Ky turne ndërkombëtar do të zhvillohet në Venecia të Italisë nga datat 23-28 qershor. Pjesëmarrëse në këtë edicionin të turneut përveç Shqipërisë do të jenë edhe Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Rusia.

Trajneri i ekipit të 17-vjeçarëve, Ervin Bulku ka shpallur tashmë listën me 20 lojtarët që do të grumbullohen për këtë turne. Skuadra kuqezi do të udhëtojë të hënën më 21 qershor drejt Italisë, ndërkohë që ndeshjet pritet të ndiqen edhe nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Giancarlo Camolese dhe trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja. Në listën e shpallur janë 11 lojtarë që aktivizohen me klube të huaja, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen me skuadra të kampionatit shqiptar dhe janë testuar herë pas here nga stafi teknik i ekipit Kombëtar U-17 në seleksionimet dhe miqësoret që janë zhvilluar gjatë këtij viti.

Ndeshja e parë e kuqezinjtë do të jetë ajo ndaj Sllovenisë U-17 më datë 23 qershor dhe do të nisë në ora 18:00. Sfida e dytë e Shqipërisë do të luhet më 25 qershor në ora 18:00. Sipas rregullores së turneut, nëse kuqezinjtë fitojnë ndeshjen e parë ndaj Sllovenisë do të përballen me humbësin e duelit Rusi-Maqedoni e Veriut.

Dy humbëset e dy ndeshjeve të para do të luajnë me njëra-tjetrën më 27 qershor në ora 16:00, kurse dy fituesit sfidohen po më datë 27 qershor në finalen e kompeticionit në ora 18:00.

Më poshtë edhe lista e lojtarëve që janë ftuar të marrin pjesë në këtë turne ndërkombëtar:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!