Spanja ndalet, Suedia i falet portierit Olsen
‘Euro 2020’: Spanjë-Suedi 0-0
Në Sevilje në stadiumin ‘La Kartuja’, Spanja e Luis Enrikes nuk ia del të kalojë Suedinë në takimin përmbyllës të ditës së hënë për Grupin E.
Ndonëse ‘Furitë e Kuqe’ ishin superiorë në të gjithë treguesit, në fraksionin e parë tri raste nga Dani Olmo dhe dy të tjerë nga Alvaro Morata nuk u konvertuan në gol.
I pakalueshëm porteri Olsen, i Everton edhe në pjesën e dytë. Sidomos në një rast unikal të Gerard Morenos me gardianin suedez që ndal mbi vijën e portës. Suedia në këtë përballje edhe pse goditi në një moment shtyllën me Isak, bëri pak për të ndërtuar por gjithësesi ia doli të dalë me një pikë të vyer nga Sevilja.
Spanja: Unai Simon, M. Jorente, P. Torres, Laporte, Zhordi Alba; Rodri, Pedri, Koke; Dani Olmo, F. Torres, Morata.
Trajner: Luis Enrike
Suedia: Olsen; Lustig, Lindelof, Danielson, Augustinson; Larson, Olson, Ekdal, Forsberg; Berg, Isak.
Trajner: J. Anderson
Spanja, vendosje grafike: