Xhixha: Tirana, Teuta dhe Vllaznia më duan…

Sulmuesi kurbinas Redon Xhixha, njëri nga futbollistët premtues në Kategorinë Superiore i dha fund angazhimit të deritanishëm me Laçin. Pas katër vitëve me kurbinasit, ndërsa 22 vjeçari ishte pjesë edhe e U21 Kuqezi të Alban Bushit, pas përfundimit të kontratës me bardhezinjtë gjëndët në epiqendër të meraktos.

Së fundi në mediat sportive, Xhixhën e lidhin në kontakte me Tiranën si një mundësi për t’u veshur edicionin e ri bardheblu.

I kontaktuar nga ‘Sporti im.al’, ish-sulmuesi i Laçit tha sot se ai ende nuk ka vendosur se me cilën fanellë do të prezantohet sezonin e ardhëshëm. Sipas lojtarit, në adresë të tij, ka disa kërkesa dhe se shpejt do të japë një përgjigje.

Ku do shkojë Xhixha? “Janë disa klube elitare në Superiore që më kanë kontatkuar mua dhe përfaqësuesit e mi. Ende nuk ka një përgjigje pasi veç Tiranës edhe Teuta e Vllaznia më kanë telefonuar. Jemi në fazë fillestare të tratativave dhe do shohim me qetësi argumentat e ofertat. Në fakt më duan edhe në rajon por kjo është pistë që nuk më bind për momentin. Kuptohet për arsye private”, u shpreh Redon Xhixha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!