Drejtësia zviceriane ndal UEFA-n për ndëshkim të tri klubëve rebele…

Drejtësia zvicerane vendos rend dhe ndalon UEFA-n dhe FIFA-n për të marrë hapa ndëshkues për tri klubet Real, Barcelona dhe Juve lidhur me tendencën për të organizuar Superligën europiane.

Sipas transmetuesit spanjoll Cadena SER, Ministria Zvicerane e Drejtësisë u ka dërguar një njoftim të dy organeve për të komunikuar se ata nuk do të jenë në gjendje të vendosin sanksione kundër Barcelonës, Real Madrid dhe Juventus. Më 25 maj, UEFA kishte filluar procedurat disiplinore kundër tre klubeve në fjalë.

Më herët një gjykatës nga Madridi ishtë zgjedhur nga tri klubet duke paralajmëruar UEFA-n të mos nisë ndonjë procedurë disiplinore ose sanksionuese. Ndërkohë nga ana tjetër, Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian për shkelje të pretenduara të rregullave të konkurrencës nga UEFA dhe FIFA mund të ripahin sërish çështjen e tri klubëve ‘rebele’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!