Vllaznia pushime ekzaltuese, Brdariç nesër në “raportë”
Pasi fitoi Kupën e Shqipërisë, nënshkroi me Plorin si ndihmës trajner e Egzon Shimajn futbollist po tenton të rrëmbejë nga Apolonia, Beniamin Agyare. Gjithësesi, Vllaznia duket se paralelisht po kalon edhe disa ditë pushime…
Sidoqoftë ende e paqartë e ardhmja e trajnerit kroato-gjerman Tomas Brdariç me kuqeblutë. Xhaferi e ka ftuar nesër në një takim për ti vënë kapakun vijimit të punës ose divorcit sipas kontratës në përfundim.
Më herët, mediat kosovare kanë raportuar se Brdariç ka arritur një akord paraprak me Ballkanin në IPKO. Por veç Gurishtës, Isaevskit dhe shumë lojtarëve të tjerë të Vllaznisë duket se dhe Brdariçe ka mendjen te pushimet.
Vllaznia në rrjete njofton se skuadra është lënë pushim deri në 14 qershor. Një ditë para se shkodranët, durrsakët, kryeqytetasit e Partizanit dhe kurbinasit, të mësojnë rivalet e tyre në kompeticionet europiane (15 qershor në Nion, Zvicër shorti).