Koeman e shtyn dhe një vit si…’blaugran’

Ronald Koeman do të vijojë punën te Barcelona. Holandezi trajner, zhvilloi një sezon me luhatje në aventurën e fundit me katalanasit ndërsa herë herë afrohej me kreun dhe më pas venitej nga hapat fals.

Megjithatë pasi nuk mundi të kapte Atletikon në krye, duke u renditur vetëm në vendin e 3-të Blaugranët e Koeman ia dolën të merrnin trofeun e dytë nlë Spanjë, Kupën e Mbretit (Në finale luajtur në Sevilje katalanasit mundën 4-0 Atletikon e Bilbaos)

Në fakt pozicioni i Koeman ishte vënë në pikëpyetaje pasi Laporta me të marrë presidencën kishte nisur të kërkonte një alternativë tjetër. U lakua shpesh emri i Ksavit por ish mesfushori legjendë i Barçës dhe Spanjës vendosi të qëndrojë në Katar ku drejton Al Sad. Kësisjoi, Laporta ka konfirmuar holandezin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!