Miqësore europiane, Uellsi merr 3 gola në Nicë

Në prag të startit të ndeshjeve për ‘Euro 2020’ ndërsa në ‘Olimpiko’ në 11 qershor hap Turqi-Itali shumë ekipe europiane sot zbritën në fushë për tu testuar. Kështu Holanda barazoi 2-2 në Portugali me Skocinë ndërsa Gjermania ndau pikët me Danimarkën në Austri 1-1.

Fiton Franca pa shumë sforco me Uellsin që pas tri ditëve pret në Kardif Shqipërinë. I rikthyeri benzema humbi një penallti përpara se gjelat të shënonin tre gola me Mbape, Grizman e Dembele.

Ndërkaq, Anglia me një gol të sulmuesit të Arsenalit, Saka fiton me Austrinë. Rumania u mund në shtëpi nga Gjeorgjia 1-2. Më herët në Minsk, Azerbajxhani i De Biazit fitoi 1-2 me Bjellorusinë vendase.

Miqësore sot:

Norvegji- Luksemburg 1-0 (luajtur në Spanjë)

Bosnje Hercegovinë- Mali i Zi 0-0

Bjellorusi-Azerbajxhan 1-2

Hollandë-Skoci 2-2 (Portugali)

Gjermani- Danimarkë 1-1 (Austri)

Francë-Uells 3-0

Angli-Austri 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!