Zyrtare, Argjentina nuk organizon CONMEBOL

Dy javë para fillimit të Copa América, Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut (CONMEBOLl) ka vendosur që turneu i parashikuar nuk do të zhvillohet në Argjentinë për shkak të pandemisë COVID-19.
Vetë CONMEBOL e deklaroi atë sot në Twitter. “CONMEBOL informon se, duke pasur parasysh rrethanat aktuale, ka vendosur të pezullojë organizimin e Copa América në Argjentinë”.
Konfederata specifikon se po analizon “ofertën e vendeve të tjera që kanë shprehur interes në pritjen e turneut kontinental”. Ndër opsionet e mundshme është Kili.
Copa America është gara më e rëndësishme ndërkombëtare e organizuar nga CONMEBOL. Argjentina duhet të kishte bashkë-organizatore e Kupës së Ameriës me Kolumbinë, por trazirat snë atë vend që shkaktuan vdekjen e dhjetëra njerëzve e bënë të pamundur.
Sa për Argjentinën, Ministrja Argjentinase e Shëndetësisë Karla Vizoti kishte paralajmëruar kohët e fundit për vështirësitë eventuale pasi vendi me 45 milion banorë po kalon periudhën më kritike të pandemisë, me mbi 41,000 të infektuar vetëm të enjten.
Një sondazh i ngritur enkas për këtë problem të premten, votoi me 70% kundër organizimittë Copa America në Argjentinë.