Tirana konfirmon Shehin

Orges Shehi konfirmohet trajneri i Tiranës edhe për edicionin e ri futbollistik. Lajmin e ka dhënë vetë klubi bardheblu në rrjete teksa nga sot durrsaku do të nisë projektin e ri me ekipin më të titulluar në vend.

Shehi ndryshoi jo pak kur mori Tiranën pas gjysmës së dytë të kampionatit të kaluar por në fund nuk ia doli ta dërgojë në Europë.

Mes dilemave të presidentit Halili për ta konfirmuar ose jo, ka fituar kontrata e re e Shehit për sezonin 2021-22. Nuk jepen detaje të kontratës së re por i sigurtë mbetet fakti që te Tirana objektivi mbetet një dhe i vetëm, titulli kampion.

Postimi:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!