Trajnerët para sfidave të së premtes

Në prag të ndeshjeve të parafundit të Kategorisë Superiore, sot trajnerë të caktuar, folën para mediave duke hedhur dritë mbi aktualitetin e skuadrave të tyre dhe planet e specifikuara.

Më poshtë fragmente të shkëputura nga deklaratat e tyre:

Daja (Partizani)
Fitorja e fundit me Teutën kishte dy drejtime kryesore: na riktheu në vend të parë dhe arritëm një objektiv, edhe pse nuk kishim vendosur objektiv në fillim të sezonit, që jemi në Europë. Tani kanë ngelur edhe dy finale. Gjendja është e mirë, por nuk do kemi Asanin këtë javë. Do shohim gjendjen e Junior, për të kompozuar më pas formacionin titullar në këtë ndeshje shumë të rëndësishme”.

Brdariç (Vllaznia)

“Nesër do të përballen dy ekipe që kanë nga 62 dhe 60 pikë. Kjo është diçka e veçantë. Të dy ekipet janë të forta, ka rëndësi të madhe të shfrytëzosh potencialin tënd. Do të jetë një duel i balancuar, kush do e meritojë dhe do të ketë më tepër fat, do të marrë tre pikët. Ekipi im është i përgatitur mirë, e dimë se si duhet të luajmë nesër. Jemi në formën më të mirë dhe mendoj se do të shkojmë për më të mirën”.

Martini (Teuta)

“Ky kampionat është bërë i pabesueshëm, nuk e di në çdo moment se si mund të shkojë ndeshja. Nëse do fitojë ose do barazojë Vllaznia, ky kampionat futet në një rrjedhë që do zgjidhet në ditën e fundit.”

Shehi (Tirana)
“Më vjen keq, se i jemi afruar shumë objektivit. Dy javë më parë u afruam shumë edhe me titullin. Kur je një hap më pranë objektivit, të vjen keq, por i tillë është futbolli. Ne do mundohemi që të fusim edhe lojtarë, që nuk kanë pasur minutat e duhura.”

Memelli (Skënderbeu)
“Skuadra është me impenjimin e duhur, ka intensitetin e duhur. Siguria e pikëve është, por na kërkohet të fitojmë këtë ndeshje dhe të largohemi nga zona e ‘play-out’. Maturia vjen kur vijnë edhe rezultatet.”

Java e 35-të, Ora 17:00

Partizani-Vllaznia

Laçi-Teuta

Kastrioti-Bylis

Skënderbeu-Kukësi

Apolonia-Tirana  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!