Bylis, kampion i U21
Bylisi me trajner Bekim Kuli, është shapllur kampion i Kategorisë Superiore U21. Në edicionin e parë të tij, kompeticioni tregoi se mbart risi dhe ju jep avantazh të madh klubëve për të mbajtur në nivele të larta kualitetet që kanë në dispozicion.
Bylis U21 arrin te suksesi edhe pse në ndeshjen e fundit të fituar në Shkodër me Vllazninë U21 (0-5), ka aktivizuar thuajse gjithë kontigjentin e skuadrës së parë. Spahiu, Qardaku, Ujka, Cakranji dhe Emini autorët e golave.
Bylisi shkoi në kuotën e 60 pikëve, tre më shumë se Laçi, që ndjek dhe ka një takim më pak. megjithatë, Bylis meritoi titullin edhe nga fakti se me kurbinasit favorizohet nga diferenca e golave në ndeshjet direkte.
Kurbinasit triumfuan sot me rezultatin 5-7 kundër Fotball Republic. Sot luajti edhe Tirana, që mposhti me 5 gola Turbinën, kurse Kukësi kaloi Dinamon.
U21 Superiore/ Rezultate java e 25:
Vllaznia-Bylis 0-5
Tirana- Turbina 5-1
Dinamo- Kukësi 1-2
Fotball Repubic- Laçi 5-7