Benzema fiton Francën

727: Karim Benzema do të jetë pjesë e Francës në Kampionatin Europian që nis në 11 qershor dhe mbyllet në 11 korrik. Sulmuesi i Real Madrid është zyrtarizuar sot në listën me 26 lojtarë të grumbulluar nga Didier Deshamps. Mungon që prej 2015-ës.

727: Rikthehen tifozët në Premier League. Sot në Brajton- Siti 3-2, spektakli u ndoq nga shumë fansa vendas. Junajtid barazoi 1-1 me Fulham. Lids fitoi jashtë 0-2 me Sauthempton ndërsa Çelsi mund Lester në një sfidë për zonën Champions League 2-1.

727:Kluzh fiton kampionatin rumun për të katërtin vit radhazi. Fitorja e sotme ndaj Botoshanit ka çertefikuar suksesin.

727:Pas kampionatit, Beshiktash në Turqi fiton edhe Kupën e vendit të tij. Në finale mundi Antaliaspor 0-2.

727: Mediat pranë Patrik Eze, raportojnë se sulmuesi i Kukësit i cili kryeson listën e goleadorëve në Shqipëri, pritet të nënshkruajë një kotratë të majme në Katar.

727: Laporta: “Do duhet të merren shumë vendime, duke filluar javën e ardhshme. Ne duhet të punojmë shumë dhe të kemi një ekip konkurrues në Ligën e Kampionëve dhe brenda vendit”.

727: Finalja e Kupës së Italisë të mërkurën Juventus-Atalanta. Pirlo: “Kemi shumë dëshirë dhe entuziazëm për këtë finale, pasi duam ta mbyllim vitin me një trofe.”

727: Lacio nuk fiton edhe kur luhet për ‘qejf’. Sot ndaj Torinos vetëm 0-0.

727: Ndeshja miqësore Kosovë-Kazakistan, që ishte programuar për t’u zhvilluar më 4 qershor, në Prishtinë është anuluar. Habia qëndron në faktin që te Kazakistani ende e kanë ndeshjen në axhendë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!