Duro: Shohim përpara, nuk na lejohen gabimet

Intervistoi: Isuf Myrtaj

Laçi pasi kaloi Kukësin 2-0, nesër kalendari i ofron transfertën me Apoloninë. Në këtë pikë të garës teksa në lojë janë dhe 5 ndeshje, e ndaluar të gabohet. Kështu shprehet trajneri i bardhezinjëve ndërsa flet për mediat sportive. Duro, thotë se me pikët e lëna me fierakët, Laçi i tij do të ishte në krye.

Duro:

Situata para Apolonisë?

Jemi përgatitur intensivisht. Pas asaj fitorjeje të interperetuar mjaft mirë me Kukësin, edhe psikologjikisht jemi mirë. Kemi bërë gati skuadrën që do të zbresë nesër në fushë ndaj Apolonisë. Dukemi mirë”.

Mungesa?Julian Shehu do vuajë pezullimin me 4 të verdha, por edhe Rudolf Turkaj është dëmtuar gjatë javës. Pjesa tjetër do jetë thuajse e gjitha si ndaj Kukësit. Por ende nuk kemi vendosur 100%.”

Apolonia ju ka ndalur dy herë…

Sigurisht dhe të vjen keq pasi me pikët ndaj fierakëve ndoshta do ishim ne skuadra që kryeson garën. Gjithësesi, barazimi në minutën e 89′ në përballjen e fundit djeg ende sot. Tani situata është ndryshe. Së paku për ne që nuk duhet të gabojmë asnjë ndeshje. Nëse vërtetë duam ti shkojmë deri në fund objektivit tonë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!