Zero trofe me Totenhem, anglezët kapen me Moun

Hoze Murinjo pas tripletës me Interin dhe një aventure në tri klube të mëdha në Angli si Çelsi, Junajtid dhe Totenhem, kthehet në Itali dhe nga edicioni i ri do të drejtojë Romën për tre sezone.

Një lajm i papritur dhe absolutisht i jashtëzakonshëm për futbollin italian e botëror.

Ndërkaq një protagonist të madh i së kaluarës në Mbretërinë e Bashkuar shpesh ka përfunduar në qendër të kritikave. Në ishull e ngacmojnë Special One edhe me nota ironie: Ryanair, linja e famshme irlandeze fluturuese me kosto të ulët, ka rezervuar një ofertë speciale për portugezin, duke i kujtuar gjithashtu titujt zero të fituar në krye të Totenham:

Jose do të jetë i lumtur të dijë që ne aktualisht fluturojmë nga Londra në Romë për vetëm 14,99 £. Për shkak të mungesës së trofeve në krye të Spurs, ne besojmë se me një bagazh dore do të jetë i thjeshtë udhëtimi për në Romë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!