Trofetë, Vllaznia e Teuta kampionë te moshat

Kategoria Superiore e moshës U-19 ka hyrë në fazën më të nxehtë, teksa ka shpallur këtë javë ekipet kampione në të dyja grupet.

Të hënën, Vllaznia u shpall kampione e Grupit A të kampionatit të moshës U-19 pasi e mbylli sezonin e rregullt me 44 pikë pas 27 javësh. Ekipi shkodran mundi në javën e fundit Dinamon me rezultatin 3-1 në ndeshjen e luajtur në fushën sportive të Arbanës, duke siguruar kështu zyrtarisht vendin e parë.

Në ceremoninë e zhvilluar në përfundim të kësaj ndeshjeje, legjenda e futbollit shqiptar Sulejman Demollari i dorëzoi trofeun lojtarëve të Vllaznisë.

Po të hënën Teuta u shpall kampione në Grupin B të Kategorisë Superiore U-19, duke e mbyllur sezonin e rregullt me 38 pikë pas 27 javësh. Ekipi durrsak, që e kishte siguruar qysh një javë më parë kreun, mori trofeun nga ish-trajneri i mirënjohur Sulejman Mema në ceremoninë e zhvilluar në fund të ndeshjes ndaj Akademisë së Futbollit.

Këtë fundjavë do të nisë edhe faza play-off e Kategorisë Superiore U-19, që do të përcaktojë më pas edhe ekipin kampion të Shqipërisë në këtë grup-moshë. Në këtë fazë do të marrin pjesë 8 ekipet e renditura në 4 vendet e para të dy grupeve respektive (FSHF).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!