Teknikët bëjnë llogari me…mungesat

sportiim2

Java e 31-të e Kategorisë Superiore, përpos shifrave teknikë ishte e pasur dhe me tregues të tjerë. Kështu, nisur nga kartonët e verdhë dhe një i kuq në Kastrioti-Skënderbeu, e 32-ta nuk rezervon mundësi aktivizimi për disa sportistë.

Në këtë fazë të garës teksa elita deri në epilog të saj ka në program dhe 5 javë të tjera, çdo mungesë disiplinore por dhe shëndetësore zbeh sado pak strategjitë e klubeve.

Për javën që vjen, Partizani, Kastrioti dhe Skënderbeu janë skuadrat me nga dy pezullime.

Java e 32: Lista e lojtarëve të pezulluar:

Partizani: Esat Mala, Jurgen Bardhi.

Skënderbeu:Leard Sadriu, Randy Dumfur.

Kastrioti: Silvester Shkalla, Indrit Prodani.

Tirana: Jurgen Çelhaka.

Laçi: Julian Shehu.

Bylis: Odirah Ntepe.

?>