Duka: Përvjetori i Kosovës në UEFA, krenar për arritjen

Janë mbushur pesë vite që Kosova është anëtare me të drejta të plota në UEFA. Armand Duka personi që në mënyrë konstante ka mbështetur e lobuar në UEFA e FIFA për Dardanët ka postuar sot një material lidhur me përvjetorin e oestë të suksesit kosovar në sport.në vuajtur dhe punuar shumë derisa ia arritën këtij qëllimi, ndërsa një nga bashkëpunëtorët dhe promotorët për anëtarësimin në komunitetin më të madh në futbollin Europian, ka qenë edhe FSHF me në krye presidentin Armando Duka. Ka një falenderim dhe mirënjohje soeciale për të ndjerin, Fadil Vokrri.

Reagimi i Dukës:

Sot është një datë historike për futbollin kosovar dhe Federatën e Futbollit të Kosovës. 5 vite më parë Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota në UEFA gjatë Kongresit të 40-të, duke shënuar kështu një arritje të madhe në arenën ndërkombëtare.

Dua të shpreh urimet më të sinqerta për FFK-në, presidentin Agim Ademi dhe të gjithë aktorët e futbollit në Kosovë në këtë përvjetor të pestë.
Ndihem mirë teksa shoh që futbolli kosovar ka bërë hapa të mëdha përpara, duke u rritur dhe duke u përfaqësuar gjithmonë e më mirë edhe ndërkombëtarisht.

Federata Shqiptare e Futbollit është krenare për kontributin që ka dhënë në këtë proces historik dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me vëllezërit tanë të FFK për të çuar përpara projekte të mëdha në të mirë të futbollit.

Falënderim e mirënjohje përjetë edhe për ish-presidentin e ndjerë të FFK, legjendën Fadil Vokrri, pa kontributin e të cilit kjo ngjarje historike do të ishte e pamundur. Urime edhe një herë Federatës së Futbollit të Kosovës në këtë ditë të shënuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!