Akuzon Korabi, arbitra lezhjanë gjykojnë Besëlidhjen

Nga: Fatmir Zhuzhi

Ndeshja e moshave U19-të u mbyll 2-1 për Besëlidhjen.

Trajneri i Korabit të Peshkopisë për moshat deri në 19 vjeç Bexhet Hysa, ka ngritur akuza të forta lidhur me pabarazinë e garës që po zbatohet te kampionatet e moshave.

Referuar ndeshjes së skuadrës së tij, luajtur në Lezhë me Besëlidhjen vendase, trajneri Hysa thotë se e ka parë skandaloze faktin që Besëlidhja U19- Korabi U19, të gjykohet nga gjyqtarë nga Lezha.

Hysa deklaron: “Kjo ndeshje u gjykua nga një treshe arbitrash nga kolegjumi i Lezhës. Edhe delegati i ndeshjes ishte po nga Lezha. Nuk ështe e mundur dhe nuk mund të ndodhë që në një ndeshje të ekipeve U19 me aq rivalitet, të gjykohet nga rivalët në “fushë”. Kjo ngarkon me përgjegjësi dhe Sektorin e Garave dhe personat përgjegjës të dizenjimit të arbitrave.

Pa folur më pas për kushtet minimale higjenike në dhomat e xhveshjes e mbi të gjitha me sigurinë zero në oraganizimin për mbarëvajtjen e takimit. Unë nuk e humba ndeshjen”, thotë ndër të tjera i zhgënjyer trajneri Hysa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!