Barcelona humb me Granadën, feston Atletiko

La Liga: Barcelona- Granada 1-2

Barcelona humb shansin e artë për të marrë kryesimin e La Liga në Spanjë. Në ndeshjen e sotme me Granadën formacioni blaugrana kaloi përpara me Leo Mesin në të 23 por në pjesën e dytë, Granada falë kundërzbritjeve të shpejta, ia doli të shënojë dy herë.

Fillimisht një aksion model i nisur nga e djathta me Makis që barazon në të 63 dhe më pas në të 79′, Horge Molina realizon me kokë golin e avantazhit.

Një humbje e cila 5 javë nga fundi, ka lënë ende enigmë çështjen e titullit pasi Atletiko Madrid kryeson e vetme me 73 pikë ndërsa ndjekin Real e Barcelona me 71.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!