Shkëndija, kampione e Maqedonisë së Veriut

Vjen titulli i 4 në histori për ekipin tetovar. Ernest Gjoka fiton për herë të dytë një trofe të tillë si trajner (Kukësi, Shkëndija). ‘Ballistët’ nisin festën…

Shkëndija e Tetovës me trajner tiranasin Ernest Gjoka, shpallet kampion i kampionatit elitar në Maqedoni të Veriut. Skuadra tetovare prej javësh ishte në kërkim të sigurimit matematikor por trofeu për kuqezinjtë nga Maqedonia e Veriut ka ardhur vetëm sot pas javës së 29-të.

Kështu 4 javë nga fundi, Shkëndija realizon ëndrrën në këtë vit pandemik duke siguruar titullin kampion. Ndërkaq që dje grupimi ballistët’ ka njoftuar në rrjete se do të presë fundin e ndeshjes së sotme ndaj Borecit për të hapur “shampanjën”.

Në fitoren e sotme, shënuan Murati, Ibrahimi dhe shkodrani Rubin Hebaj. Sakaq, te sfida e fituar ndaj Makedonija GP nga Struga 2-3, golin e parë dhe të tretë i shënoi ish- sulmuesi i Laçit, Altinparmakovski me penallti.

Rezultatet Sot: java 29.

Shkëndija- Borec 3-1

Makedonija GP -Struga 2-3

Pelister- Renova 1-0

Vardar Shkup-Belasica 1-0

Shkupi-Rabotniçki 2-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!