Shehi: Luajmë për objektivat tanë

Ishte planifikuar të luhej sot por Sektori i Garave në FSHF, e spostoi Teuta- Tirana për të shtunën. Sikundër e gjitha java e 29-të. Për këtë takim në një dalje për mediat trajneri Orges Shehi shprehet se Tirana është ende brenda objektivave. Një parajalmërim për kryesuesit e kampionatit. Bardheblutë janë të plotë.

Shehi:

“Gjendja e Seferit është e mirë, vetëm në ditët e para nuk është stërvitur, pastaj ka vazhduar normalisht, edhe ditën e sotme do të jetë në fushë për t’u stërvitur normalisht për të qenë i gatshëm nesër.

Në kushtet që jemi prej pandemisë, nuk kemi ç’bëjmë. Në ndeshjen e shkuar ndaj Teutës kisha fatin e keq dhe nuk isha në krye të ekipit. Sigurisht është tjetër ndjesi të jesh aty. Është një ndeshje që na karikon shumë sepse luajmë ndaj vendit të parë.

Kam një karrierë të gjatë me shumë vite mbi supe dhe sigurisht që do përballem me ekipe, që kam luajtur. Ka nostalgji, por jemi profesionistë dhe do bëjmë maksimumin. Janë një skuadër e mirë dhe shifrat i japin të drejtë.

Kanë lojtarë shumë cilësorë dhe është i drejtë konstatimi se janë një skuadër hermetike, por ne do bëjmë maksimumin për të marrë pikët sepse është e domosdoshme. Të gjithë tifo për ne? Në bëjmë tifo për veten tonë sepse duhet të kishim marrë më shumë në dy ndeshjet e shkuara.

Ka ende javë në lojë dhe jemi brenda objektivave dhe të shohim ndeshje pas ndeshje. Duam të luajmë si me Kukësin, por këtë herë e duam fatin në anën tonë. Kemi bërë punë të mirë të gjithë, kemi marrë rezultate të mira, por nuk mjaftohemi sepse Tirana nuk ka limite.

Do provojmë maksimumin, duke ruajtur ekuilibrat dhe duke pasur rrjedhshmëri në lojë. Do punojmë të mos ndëshkohemi nga detajet e vogla dhe atë që japim në fushë, ta marrim mbrapsht pas ndeshjes”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!