Në Librazhd ndihen të vjedhur, Tërbuni merr një pikë

sportiim2

Në Librazhd ndihen të vjedhur, Tërbuni merr një pikë Dy gola të anulluar në dëm të Sopotit, nga gjyqtari shkodran, Albano Stolaj, kanë irrituar drejtuesit dhe tifozët në Librazhd.

U luajtën ndeshjet javës së 21-të të Kategorisë së Dytë, në Grupet A dhe B.

Në Grupin A përpos rezultateve me shumë gola ka patur edhe ndeshje me rivalitet të madh. Madje dhe me kontestime për gjykim të njëanshëm si ajo Sopoti-Tërbuni përfunduar 1-1. Sipas informacionëve nga klubi i Sopotit, skuadra e tyre vuajti ndëshkime dhe anulime golash nga trupa e arbitrave.

Shkumbini me një ndeshje më pak, ka fituar në Velipojë 0-3 duke marrë kryesimin e Grupit A.

Në Grupin B, Maliqi e Butrinti nuk kanë marë më shumë se një pikë, ndërsa Labëria ka fituar në transfertën e Tepelenës dhe afrohet me dy vendet e para.

Kategoria e Dytë/ Java e 21

Grupi A

Bulqiza – Internacional 9-2

Sopoti – Tërbuni 1-1

Luzi 2008 – Mirdita 8-0

Ada – Shkumbini 0-3

Shënkolli – Valbona 0-0

Grupi B

Tepelena-Labëria 0-2

Maliqi-Butrinti 1-1

Përmeti-Këlcyra 4-2

?>