Premier League ndëshkon drejtuesit e klubëve rebele

Richard Masters, shefi ekzekutiv i Premier League, ka kërcënuar për një “largim të detyruar” të shefave të klubeve që u listuan me Superligën.
Premier League ka ftuar menaxherët e klubeve të përfshira në tentativën e dështuar Super League të Europës (Manchester City, Manchester United, Chelsea, Liverpool, Tottenham dhe Arsenal) të braktisin rolet e tyre përkatëse brenda ligës angleze të futbollit.
Sipas Sky Sports UK, Richard Masters, shefi ekzekutiv i Premier League, ka kërcënuar madje edhe një “largim të detyruar” nëse palët e interesuara nuk largohen nga të tilla angazhime vullnetarisht.
Vetëm Totenham nuk ka personalitete brenda Ligës: Presidenti i Çelsit Bruce Buck shërben në komitetin e rishikimit dhe shpërblimit, ndërsa CEO i Arsenal Vinai Venkatesham dhe CEO i Manchester City Ferran Soriano, janë anëtarë të grupit këshillues dhe strategjik.
Ed Woodward, zëvëndës ekzekutiv i Manchester United dhe Tom Werner, presidenti i Liverpul, janë pjesë e Grupit Këshillimor të Klubit të Transmetimit.