Murinjon e orientojnë drejt…Protugalisë

Pas pak më shumë se një viti pasi arriti te Totenham, Hoze Mourinjo u shkarkua. Rezultati: një finale e Kupës që do të luhet të dielën dhe asgjë tjetër. Dhe i 7-ti në Premier League kur ai u shkarkua.

Të trishtuar për lojën e shfaqur, por me më pas dhe me eleminimin tragjik në raundin e 1/16 të Europa League nga Dinamo Zagreb, shkaktoi shumë polemika. Sidomos pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë. Krerët e shkarkuan.

Ndërkaq me portugezin e lirë në treg, në fushën e trajnimit, domosdo që do ketë kërkesa të shumta por ekspertë të ndyshëm e orjentojnë atë të heqë dorë nga klubet dhe të kthehet në Portugali e të presë vendin e Fernando Santos te kombëtarja luzitane. Sikundër po aludohet për Zidan në Francë.

Për ‘Winamax’ , Walid Acherchour, bashkëthemelues i ‘Club des 5’ në Francë, lidhur me pozicionin e ri të Hoze Murinjos, shprehet:

“Pas Chelsea, Manchester United, Tottenham, a do të marrë ai një klub”? Hoze, futu në futbollin përzgjedhës! Largohuni, lini klubet e futbollit. Hoze, shko në futbollin përzgjedhës të vendit tënd, merr Portugalinë“, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!