Ceferin: Real-Çelsi në pikëpyetje
Reali në shënjester. Sidomos pas qëndresës për të mos u tërhequr nga ideja Super League në Europë.
Ndeshja mes Real Madrid dhe Çelsit në program të zhvillohet më 27 prill
për fazën gjysmëfinale të UEFA Champions League, mund të mos luhet. Është vetë presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin ai që ka hedhur këtë ide.
“Ka gjasa që ndeshja mes Realit dhe Çelsit të mos luhen”, ka thënë Ceferin.
“Krejt kjo dramë po shkaktohet pas themelimit të ‘European Super League’. Madje insistimi i Florentino Perezit mund të shkaktojë probleme të mëdha në ditët në vijim“. ka deklaruar Ceferin.
🚨🚨 Ceferin, presidente de la UEFA, amenaza al Real Madrid con no jugar las semifinales de Champions frente al Chelsea https://t.co/mIxW1md9Yt
— laSexta Noticias (@sextaNoticias) April 22, 2021