KPP rrëzon ‘kriteret’ e privatizimit të Vllaznisë

‘Colosseo Construktion’ fiton të drejtën e saj nga vendimi i Komisioni i Prokurimit Publik lidhur me ankesën e bërë javë më parë lidhur me kriteret e aplikimit për privatizimin e Klubit të Futbollit Vllaznia.

Kësisoji, Bashkia Shkodër dhe zyra juridike e saj, duhet të përpilojnë një tjetër format me përmirësime të pikave që institucioni vendor i konsideroi kritere.Pas këtij momenti, procesi i privatizimit pritet të nisë nga fillimi.

KPP thekson ndër të tjera se: ‘Është vendosur detyrimi i bashkisë Shkodër për modifikimin e dokumentave të ankandit për sa kohë kushtet e vendosura nga Bashkia Shkodër, bien në kundërshtim me ligjin, ulin kokurencën dhe përbëjnë kritere kontradiktore, janë kritere konfuze dhe të paqarta si rezultat i informacionëve të paplota”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!