Lokomotiva nuk tërheq, skuadra ‘shqiptare’ po bie…

Me 7 ndeshje për tu luajtur deri në fund, Lokomotiva rrezikon seroizisht zbritjen nga kategoria.

Edicionin e kaluar Lokomotiva Zagreb në përbërje të së cilës ishin Uzuni, Kastrati, Çokaj, Mersinaj, Tuci, bënte namin në kampionatin elitar kroat por dhe në ture eliminatore në Europë.

Sot, pas humbjes 3-0 me Rijekën dhe me 7 ndeshje për tu luajtur deri në fund, Lokomotiva rrezikon seroizisht zbritjen nga kategoria (vendi i fundit).

Në fakt, largimi i Myrto Uzunit për te Ferencvarosh dhe Lirim Kastratit te Dinamo Zagreb, verën e kaluar, e kanë dobësuar ndjeshëm grupin aktual.

Por dhe politikat e klubit apo dëmtimet pafund të shqiptarëve atje, kanë privuar. Në duelin e sotëm vetëm 19 vjeçari Hajdin Saliu fliste shqip në fushë.

Tuci e Mersinaj të dëmtuar ndërsa Çokaj u fut si zëvendësues në pjesën e dytë. Nga ana tjetër, Kallaku u hodh në minutën e 72-të. Lokomotiva nuk ‘tërheq’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!