Superiorja me ekipet ‘B’, Bylis i pari

Kategoria Superiore U21 luajti sot ndeshjet e javës së 20-të.

Kompeticioni i ri futbollistik i FSHF-së kryesohet nga Bylis i cili sot kaloi Teutën me rezultatin e pastër 2-0. Futbollistët e skuadrës A, Renato Spahiu dhe Entoni Bej autorë të golave.

Vllaznia mundi Dinamon në transfertë ndërsa Turbina ka marrë tri pikë në duelin me Akademia Futboll. Edhe Tirana shënon poker teksa u përball me Football Republic. Kryesusi i javës së kaluar Laçi, ishte pushim ndërsa Apolonia- Kastrioti nuk u luajt.

Kategoria Superiore U21: Java 20.

Rezultate sot:

Bylis-Teuta 2-0

Kukësi-Shënkolli 5-2

Turbina-Akademia e Futbollit 4-0

Tirana-Football Republic 4-0

Dinamo-Vllaznia 0-2

Apolonia-Kastrioti (nuk u luajt))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!