Egnatia kalon një ‘Besë’, Tomori ngec në shtëpi

Në Luz, Egnatia realizon fitoren e shumpritur ndaj Besës fqinje. Kështu për zonën e promocionit në Grupin B, skuadra e Maganit mori tri pikë të vyera për vijimësinë ndaj verdhëzinjlëve të cilët me gjasë i kanë mbyllur sot llogaritë me synimet e startit të kampionatit.

Parë barazimin mes Tomorit dhe Pogradecit në Berat, gjërat sa vijnë e thjeshtohen për rrogozhinasit e vendit të parë plot pretendime për elitën.

Kjo përballje u vendos në fund të pjesës së parë, ndërsa Ndriçim Shtubina dhe Artur Magani realizuan golat e këtij takimi.

Ndërkaq në Berat, Tomori nuk shfrytëzoi faktorin fushë. Edhe pse shënoi shpejt dhe pati mundësi të dyfishonte nga penalltia, skuadra e Sinellës u barazua nga Pogradeci teksa rezultati përfundimtar ishte 1-1.

Pas javës së parë të fazës së tretë, Egnatia ka 4 pikë më shumë se Tomori i dyti.

Grupi B, Play Off.

Tomori- Pogradeci 1-1

Besa- Egnatia 0-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!