Vllaznia e Partizani ‘frikë’ nga humbja

Kategoria Superiore java 26: Vllaznia- Partizani 0-0

Në njërën nga dy ndeshjet kryesore të javës së 26-të, atë të luajtur në Shkodër nuk ka fitues.

Kështu, Vllaznia dhe Partizani mbyllin pa gola në “Loro Boriçi” në Shkodër duke vazhduar të jenë pretendentë në garën për titullin kampion.

Skuadrat edhe pse e dëshironin fitorën janë treguar të kujdesshme për të mos humbur dhe rastet për gol kanë qënë me pikatore.

Ky rezultat i vlen më shumë Vllaznisë, që mbetet në krye bashkë me Teutën. me 46 pikë. Partizani bashkohet me Laçin duke qëndruar 2 pikë larg kreut.

Sakaq,para ndeshjes u zhvillua një ceremoni modeste në nderim të 77-vjetorit të lindjes së ish -mbrojtësit të Vllaznisë, Ramazan Rragami ndërsa e më pas u mbajt një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos, ndarë nga jeta pak ditë më parë.

Vllaznia: Zogoviç, Adili, Krymi, Jonuzi (83′ Kalaja), Marku, Kruja, Isaevski, Hoxhaj, Imeri (69′ Nia-vexhi), Shehi, Dilaver (83′ Çise)
Trajner: Tomas Bërdariç

Partizani: Hoxha, Belica, Broja (89′ Kardozo), Hakaj, Bitri, Bardhi, Mala, Murataj (73′ Zhunior), Melo (73′ Idrizaj), Çinari (86′ Hasani), Asani (73′ Cara)
Trajner: Ilir Daja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!